Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i nisur vite më parë, ka parë progres, por edhe regres nga të dyja palët. Në këtë kuadër janë arritur disa marrëveshje mes dy shteteve, por që nuk kanë gjetur pothuajse asnjëherë zbatim të plotë në terren.

Mediet në Serbi thonë se ky dialog e ka afruar vendin e tyre drejt integrimeve evropiane, ndonëse e pranojnë se detyrat më të vështira, Serbia do t’i ketë me kapitullin e 35-të.

Gazeta “Blic” e Serbisë shkruan se megjithatë, detyrat më të vështira që derivojnë nga kapitulli i 35-të, Serbia nuk do të jetë e obliguar t’i plotësojë menjëherë, por duhet ta ketë parasysh që janë kushte që për asnjë moment nuk guxon “t’i heqë nga mendja”, transmeton Koha.net.

Aq më tepër, sepse përmbushja e këtyre kushteve të ndërlidhura me Kosovën janë “gurë në këpucë”.

Është e vërtetë se dialogu çdo ditë e më shumë po merret me tema më të komplikuara e më të rënda, që mund të vërtetohet edhe me dy raundet e fundit ku nuk është arritur asnjë marrëveshje.

Gazeta “Blic” ka publikuar kërkesat teknike që dalin nga kapitulli i 35-të, e të cilat Serbia duhet t’i plotësojë. Shumica prej tyre deri më sot, nuk janë plotësuar, e shumë të tjera mbesin të pakapërdishme për Serbinë.

1. Asociacioni i komunave serbe (AKS)

2. Energjia

3. Telekomunikacioni

4. Zgjedhjet

5. Policia

6. Gjyqësori

7. Mbrojtja civile

8. Zyrtarët ndërlidhës

9. Dogana

10. Liria e lëvizjes

11. Bashkëpunimi regjional

12. Njohja e diplomave universitare

13. Bashkëpunimi me EULEX-in

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb