Jo vetëm blerje të bujshme por dhe largimi po aq të bujshme. Reali është kthyer në një kantier ndërtimi ku Madridi edhe një herë është shndërruar në qendrën e merkatos europiane. Të gjithë flasin për blerjet ndërsa e përditshmja spanjolle “Marca” ka përpiluar formacionin e Realit në dalje, 13 lojtarë kosto e të cilëve në total kap një shifër marramendëse, 300 milion euro. Dy xhevahirët më të shtrenjtë janë Isco dhe Bale, të cilët vlerësohen me 80 milion euro. Për çdo skuadër e cila është e interesuar për lojtarë, Reali ofron futbollistë klasi dhe për më tepër në çdo pozicion:

Bale Isco
Bale Isco

Keylor Navas-10 milion euro
Lucas Vasquez-25 milion euro
Nacho-30 milion euro
Vallejo-12 milion
Theo Hernandez-25 milion
Kovacic-40 milion
Llorente-40 milion, i shituar te Atletico Madrid
Isco-80 milion
Ceballos-35 milion
Bale-80 milion
De Tomas-25 milion
Mariano Diaz-30 milion
James Rodriguez-42 milion
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb