SHIJAK- Mbesa e mitur denoncon xhaxhanë e saj se ka abuzuar seksualisht me të. Ngjarja ka ndodhur në Shijak, ndërsa policia ka vënë në pranga 33-vjeçarin I.GJ.

Arrestimi ka ardhur pas denoncimit që 13-vjecarja me iniciale R.Gj, ka bërë në komisariatin e Shijakut e shoqëruar nga dy prindërit e saj dhe nën praninë e psikologut.

Në dëshminë e saj 13-vjeçarja ka treguar se me të është abuzuar disa herë para tre vitesh nga xhaxhai, në shtëpinë e tij në Shijak.

Por ky i fundit pas arrestimit nuk ka pranuar këto akuza, duke i cilësuar shpifje. E mitura mësohet të jetë dërguar në Tiranë, atje ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekësore.

Policia konfirmon se 33-vjeçari është prangosur me akuzën e “marrëdhënieve seksuale me të mitur”, ndërsa materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë së rrethit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: