Analisti Fatos Lubonja në një lidhje me skype në emisionin “Open” në News24 foli për zgjedhjet e 14 majit dhe garën në Bashkinë e Durrësit.
Lubonja tha se ‘çështja nuk është se cilët janë kandidatët’, teksa shtoi se ‘politikanët në Shqipëri bëjnë operacione plastike për t’u rinuar’.
“Këtu nuk është çështja e kandidatëve. Efekti ventura, është motivi kot që e bën për sfidë, në mënyrë që të mos ia japë atij që është i konsumuar. Kështu bëjnë amerikanët. Ndërsa këta të tanët nuk janë konsumuar, bëjnë operacione plastike për t’u rinuar.
Unë nuk shkoj në Durrës edhe pse kam kujtime, është një plazh i pistë dhe ka veç pallate. Durrësi vetë është një qytet fantastik, antik, që duhet të ishte ruajtur. Këtu kanë qenë kryesisht PS gjatë gjithë kohës, edhe mbi mozaikë kanë ndërtuar pallat. Me këtë vizion të fitosh, o duhet të jetë populli injorant që urren barin dhe ka dëshirë të jashtëzakonshme për beton. Këtu ke të bësh me injorancën e parave të pista, që ka kapur vendin edhe Durrësin.
(BalkanWeb)