Kanë mbërritur në Lezhë materialet për zgjedhjet vendore të 14 majit. Objektet që do të përdoren si ZAZ janë marrë nën mbikëqyrjen e policisë, ndërsa vijojnë përgatitjet për këto zgjedhje. Prej ditës së djeshme, zyrat e ZAZ-ve dhe vendet e numërimit të votave do të monitorohen nga policia e shtetit në mënyrë të pandërprerë, ndërsa bëhet e ditur se po kryhen trajtime për të gjithë komisionerët dhe numëruesit e regjistruar.

Në Bashkinë e Lezhës do të jenë dy ZAZ, ato me numër 12 që ka në total 59 qendra votimi dhe 45 187 votues te regjistruar dhe ZAZ me numër 13 që ka në total 67 qendra votimi dhe 45 330 votues te regjistruar.

Në Mirditë do të jetë ZAZ me numër 14 që ka 48 qendra votimi dhe 27 698 votues të regjistruar, ndërsa në Kurbin do të jetë ZAZ me numër 15 që ka 74 qendra votimi në total dhe 58 574 votues të regjistruar.

Materialet zgjedhore janë marrë në dorëzim në drejtuesit e ZAZ-ve të 3 bashkive në Qarkun e Lezhës, ndërsa bëhet e ditur se për çdo problematikë është siguruar reagimi i menjëhershëm më qëllim që të mos ketë asnjë pengesë për zgjedhjet e ditës së diel.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb