14 vite pritje për të shijuar dy fitore radhazi. Në letër duket një statistikë e çuditshme, e vështirë për tu besuar, aq më tepër kur bëhet fjalë për një skuadër si Partizanit, por ky është një fakt. Të kuqtë kanë startin më të mirë në epokën Demi, 6 pikë të plota në 2 ndeshje.

Pas fitores së fundit, atë kundër Laçit kanë më shumë se një arsye për të buzëqeshur, pasi tre pikët u shoqëruan edhe me një lojë shumë të mirë. Ndaj bardhezinjve ai që vendosi ndeshjen ishte Xhuljano Skuko, sulmuesi bën edhe një herë liderin, ashtu si në sfidën e parë kundër Egnatias, 2 ndeshje 2 gola. Dy javët e para ishin shumë pozitive për Partizanin pasi dhe rivalët e tyre ngecën në sfidat respektive, duke bërë që ta shohin veten në krye, plus dy pikë në raport me Bylis, Tiranën dhe Erzenin:

“Jam i kënaqur vetëm për tre pikët. Ne do të synojmë të marrim 3 pikët ndeshje pas ndeshje. Kemi shumë punë për të bërë pasi rruga është shumë e gjatë, u shpreh trajneri Kolela në përfundim të sfidës. Në javën e tretë, Partizani do të luaj në transfertë përballë Bylis, ndërsa kalanderi në këtë javë rezervon edhe klasiken e futbollit shqiptar, Tirana-Vllaznia.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb