Një 14- vjeçar ukrainas, ka ndërmarrë një akt bamirësie për forcat e armatosura të vendit të tij.

Adoleshenti ka nxjerrë në ankand fanellën me autografin e Cristiano Ronaldos, të veshur nga futbollisti portugez gjatë një ndeshjeje mes Portugalisë dhe Ukrainës, e vlefshme për kualifikimet në Euro 2020.

Fanella e Ronaldos u shit për 70000 UAH ukrainase ose të konvertuara në rreth 2300 euro dhe të ardhurat do t’i dhurohen forcave të mbrojtjes ukrainase që luftojnë me ushtrinë ruse në rajonin e Ciscarpatia, në perëndim të vendit.

Sipas mediave të huaja, ankandi është zhvilluar online nga data 22 deri më 26 qershor dhe bluza u ble nga një shtetas amerikan. Lajmi është bërë i ditur nga Qendra Koordinuese “Save Ukraine Now”, përmes rrjeteve sociale.

Në fund të ankandit nuk ka munguar as reagimi i yllit portugez, i cili ka thënë “Shpresoj që fanella ime e ndeshjes me Ukrainën në vitin 2019, t’i ndihmojë të rinjtë që të kenë një të ardhme më të mirë. Lutem për paqe”!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb