Sipas censit të vitit 2023, vetëm 1084 vajza nga 15 deri 19 vjeç janë bërë nëna. I tillë është dhe rasti i kësaj të shtune, ku dy vajza në qytetin e Korçës në moshë minorene arritën të bëhen nëna për herë të parë.
Një fenomen ky, i cili bie ndesh me disa hapësira ligjore. Edhe ky rast ka arritur menjëherë të ngjallë debate të shumta, pasi duket se krijohen disa hendeqe ligjore.
Kodi Penal me Kodin e Familjes bien ndesh me njëri-tjetrin, ndërsa avokati Alban Duraj thotë se Kuvendi miraton ligje për show.
Sipas avokatit Duraj, partneri i 14-vjeçares do të duhet modeomos të përballet me ligjin.
Gjinekologu Erlin Kurti shprehet se një vajzë në këtë moshë është e gatshme biologjikisht për t’u bërë nënë. Por sa mundet ta suportojë psikologjikisht dhe fizikisht është një çështje krejt tjetër.
Psikologia e këshillimit Lorela Garuli shprehet se një vajzë adoleshente, që bëhet nënë për herë të parë ka nevojë për një mbështetje maksimale psikologjike.
(balkanweb)