Kuqezinjtë luajnë të mërkurën ndeshjen më të rëndësishme të vitit, presin Bjellorusinë në “Air Albania”, një ndeshje që përcakton shumë për rrugëtimin e Shqipërisë në Ligën e Kombeve, në këtë edicion por dhe për atë pasues. Trajneri Edy Reja dhe i gjithë ambienti kuqezi janë të vetëdijshëm për rëndësishme e këtij takimi, një ndeshje që kërkojnë ta fitojnë me çdo kusht. Etrit Berisha beson se Shqipëria i ka kualitet e duhura për të sfituar këtë sfidë:

KUNDËRSHTARI- Nuk mendoj se ishin në vështirësi të madhe. Nuk e patëm ndjesinë që Kazakistani mund të shënonte. Duhet të bëjmë më mirë dhe të korrigjojmë gabimet që kemi bërë më herët. Ndeshja që zhvilluam atje ishte pozitive dhe mendoj që na jep mundësi edhe për këtë ndeshje.

GOLI I PËSUAR DHE DEKLARATA E ROI KIN: Një gol që mund të ishte i evitueshëm. Nuk rri shikoj çfarë kanë shkruar dhe çfarë kanë bërë. Vendosja ime ishte më e lartë se duhet. E di ku ishte gabime. Kazakistani nuk mund të na rrezikonte ndryshe, ajo ishte e vetmja mundësi.

SITUATA- Sfida me Kazakistanin ishte shumë e rëndësishme, ishte një hap i mbarë. Fillimi i mbarë, ishte gjysma e punës. Unë mendoj që kualitetin e kemi, duhet të jemi të qetë.

VENDI I PARË- Kemi kualitet më të lartë se ekipet e tjera. Duhet të futemi të qetë për të fituar ndeshjen. Gjithë çunat janë të vetëdijshëm që duhet të japim maksimumin.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb