Është prezantuar këtë të mërkurë programi IPARD III në Shqipëri. Ky program do të financojë 146 milionë euro për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale shqiptare.

I pranishëm në këtë takim është edhe kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se me këtë financim të tretë masiv të BE hapet një rrugë edhe më e gjerë për të gjithë ata që duan të zhvillojnë më tej sipërmarrjen.

“Së pari faleminderit që jeni këtu të pranishëm. Me këtë financim të tretë masiv të BE hapet një rrugë edhe më e gjerë për të gjithë ata që do të ndjekin shembullin tuaj dhe natyrisht të gjithë ju që do të doni të zhvilloni më tutje sipërmarrjen tuaj. Kjo që po ndodh është një risi e jashtëzakonshme, në jetën rurale të vendit tonë që në fakt janë vonuar dhe dua të vlerësoj Fridën e cila vlerësoi të gjithë të tjerët me të drejtë. Është meritë e s’ja që e transformoi agjencinë e zhvillimit bujqësor në një makineri të vërtetë”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij kryeministri u shpreh se tashmë shumë çështjeve të këtij sektori u është dhënë zgjidhje.

“Deri kur ne morëm detyrën pikat e grumbullimit numëroheshin me gishtat e dorës. Agroturizmi ishte në belbëzim me njerëz të punës  që ishin të braktisur nga shteti, sot është ndryshe, në sensin që është hapur rruga e duhur për të gjithë ata që duan të vrapojnë më shpejt”, tha Rama,.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb