Kur dy njerëz janë duke pritur ardhjen në jetë të një fëmije, ata lexojnë një mal me literaturë se si ta rrisin të voglin e tyre dhe se si t’i mësojnë atij gjithçka dinë për jetën. Gjithsesi, në momentin që këta dy njerëz naivë mirëpresin fëmijën në jetën e tyre, papritur e kuptojnë se nuk janë librat, por engjëlli i vogël që do t’iu japë ca mësime të mira. Më poshtë janë renditur disa fakte që të përgatiteni, ose nëse tashmë jeni bërë prindër, të vini buzën në gaz.

1. Kujdes kur përdorni shprehjen ‘të flesh si foshnjë’. Ndonjëherë duket se të sapolindurit përpiqen të provojnë se mund të rrinë pa gjumë edhe me ditë të tëra.
2. Pasi të keni sjellë në jetë një fëmijë do të kuptoni se gjumi është më fantastik se seksi.
3. Mjafton t’i lini disa minuta vetëm, dhe apartamenti juaj nuk do të jetë më i njëjti.
4. Nuk është ndonjë gjë e madhe nëse humbisni telefonin apo gjithë paratë tuaja. Ju akoma nuk dini asgjë për humbjen… dhe meqë ra fjala, keni humbur ndonjëherë një biberon?
5. Njerëz të ëmbël dhe miqësorë papritur mund të kthehen në monstra ‘vrasëse’ nëse dikush troket në derë kur engjëllin e tyre sapo e ka zënë gjumi.
6. Besoje dikur se zbritja në Mars ishte një hap i madh për gjithë njerëzimin? Oh të lutem! Që tani, ngjarja më e rëndësishme për ty dhe universin tënd është hapi i parë të këtij vogëlushi.
7. Di gjithçka për pelenat. Madje, mund të japësh leksione në klasë për zgjedhjen dhe ndërrimin e pelenave me shpejtësi mbinjerëzore.
8. Ti me të vërtetë nuk e di se nga kanë dalë gjithë këto lodra.
9. Do t’u jepnit atyre gjithçka vetëm që të pushonin së qari.
10. Edhe nëse planifikon një shëtitje 30 minutëshe, përfundon e mbushur plot me çanta me gjëra bebesh.
11. Brenda një viti e gjysmë, dashuria juaj 2,2 kilogramëshe, do të jetë një lumturi e vërtetë 10, 8 kilogramë.
12. Ata kopjojnë gjithçka ju thoni apo bëni. Absolutisht gjithçka!
13. E konsideron veten një të rritur mendjehapur dhe të edukuar? Po, prit derisa fëmija yt të të drejtojë ca pyetje që do të bëjnë të kruash kokën.
14. Videot me fëmijë, dikur thjesht të bënin për të qeshur, por tashmë video të tilla të bëjë t’i rishohësh disa herë.
15. Fëmija juaj shumë shpejt do të bëhet shefi i shtëpisë dhe do t’iu duhet të jetoni sipas programit të tij./shqip/
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: