Një grup aktivistësh çekë kanë bërë me dije se do të nxjerrin në ankand një skulpturë nudo të presidentit rus Vladimir Putin të ulur në një tualet të artë, ndërkohë që kanë njoftuar se të ardhurat që do të fitohen nga shitja do të përdoren për blerjen e një droni luftarak për Ukrainën.

Skulptura e quajtur “Vrasësi i zhveshur” u krijua si një kritikë e stilit të jetesës luksoze të Putinit.

Aktivisti dhe autori i konceptit, Otakar van Gemund është frymëzuar nga studimi i kritikut të Kremlinit Aleksey Navalny, i cili tha se në pallatin ku jeton Putini, vetëm furçat e tualetit kushtojnë 15,000 euro.

Motivi i furçave të tualetit u bë më vonë një simbol i rezistencës gjatë demonstratave kundër regjimit në Rusi.

“Është një simbol i perversitetit të regjimit rus, estetikës së tij mafioze dhe despotizmit totalitar”, tha van Gemund në një konferencë shtypi, duke shtuar se, në sytë e tij, statuja tregon se Putini vetëm pretendon të jetë i fortë.

Çmimi fillestar është caktuar 10,000 €, por ankandi zgjat deri më 20 dhjetor.

Capture
Capture

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: