Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” nga gazetarja Nisida Tufa në News24, komentoi lëshimin e 15 urdhëarresteve nga SPAK për çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Demokratja u shpreh se është një zhvillim i mirë që hetimet për Tiranën vazhdojnë, ndërsa shtoi se Pritshmëritë nga SPAK janë të larta.

Pjesë nga intervista:

Ju keni reaguar në lidhje me inceneratorin e Tiranës ku thatë se  ‘Ka një kohë për të mbjellë dhe një kohë për të korrur! ‘Çfarë po korrim sot?

Tabaku:Urdhrat më të lartë ishte për ministrin Koka, Bllako. E reja ishte Bashkia e Tiranës. Janë akuzat e dyta për Bashkinë e Tiranës. Për mua është një zhvillim i mirë që hetimet për Tiranën vazhdojnë. Unë kam përshëndetur dhe përshëndes çdo avancim hetimi. Duke ditur dosjen, kjo nuk mund të bëhej pa miratimin e kryebashkiakut. Dardhat pas shpinës së Veliajt pa firmën e tij, nuk e hante askush.

Kush po e korr? Kemi të bëjmë me një grup të struktura kriminal?

Tabaku: E kam përdorur këtë shprehje edhe për ngritjen e komisioneve hetimore për inceneratorët. Besoj që është e nevojshme që në këtë moment të shikojmë se ku kemi arritur. Ky është zhvillim pozitiv politik.

A mendoni se SPAK po i përgjigjet testit?

Tabaku: Mbetet për t’u parë. Duhet të presim përfundimin e hetimeve. Pritshmëritë janë të larta.  Kam keqardhjen për këtë proces. Për mua mos votimi i raportit të komisionit hetimor ka qenë keqardhje në këtë proces. Në pjesën më të madhe të kohës kam qenë edhe e vetme, pasi atëherë filloi përçarja në PD. Kur e kthej kokën pas, besoj se kemi bërë një të mirë publike.

Amendimi i ligjit për komisionet hetimore. Jeni njohur me këtë draft?

Tabaku: Jam njohur mediatikisht për këtë draft.

Do shërbejë kjo si urë komunikimi mes opozitës dhe mazhorancës?

Tabaku: Nëse ky ligj do kishte hyrë në fuqi, ne nuk do kishim pasur këto rezultate. Opozita fatkeqësisht është në minorancë. Propozimi i PS i kthen komisionet hetimore në instrument të tyre dhe kufizon hapësirën e opozitën. Propozimi i PS shkon në drejtim të kundërt. PS më bllokoi shkresat. Praktikisht duhet të kemi një komision hetimor.

Refuzimi i ngritjes së komisioneve hetimore është bërë shkak i përplasjes në Kuvend. Mazhoranca i ka quajtur jo të formuluara objektet, pse nuk e bën opozita?

Tabaku: Nuk kanë kërkuar mirë formulim. Kush janë ata të gjykojmë për kushtetutshmërinë? Në disa raste i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, por nga një anë nuk ka shumë kohë fizike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: