TIRANE – Zbardhen detaje nga vdekja e 15-¬vjeçarit që u hodh nga kati i pestë i një pallati në Kamëz të Tiranës, duke gjetur vdekjen në spitalin “Nënë Tereza”. Viktima është Artan Bushi, fëmija i pestë i një familjeje nga Dibra, që ishte zhvendosur prej vitesh me banim në Kamëz.
Burime nga Policia thanë për “Panorama” se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 të së martës, në rrugën “Berisha”, ndërsa djali ka ndërruar jetë disa orë më vonë në urgjencën e spitalit ku u dërgua për ndihmë mjekësore.

Adoleshenti ka qenë duke luajtur “Play Station” me tre shokët e tij deri në orët e mbrëmjes dhe sapo ka përfunduar lojën, është shkëputur nga ata, duke u futur në hyrjen e pallatit nga ku më pas u hodh.
Burime nga Policia thanë se kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe i kanë dhënë ndihmën e parë 15¬-vjeçarit duke e transportuar menjëherë në spital. Ndërsa janë lajmëruar edhe familjarët e tij.
Nëna e Artan Bushit ka deklaruar se nuk e di motivin real të ngjarjes, por është shprehur se i biri muajt e fundit po sillej shumë çuditshëm. Ajo është shprehur në Polici se djali i thoshte vazhdimisht që mund të fluturonte, pasi këtë ia thoshte Zoti, duke thënë se fliste me të.

E ëma e viktimës, në gjendje mjaft të rënduar, ka deklaruar në Polici se nuk i kishte marrë asnjëherë seriozisht ato që i thoshte djali, edhe pse ai ia përsëriste herë pas here që një ditë do të provonte fluturimin.

MIQTE E VIKTIMES
Ndryshe nga e ëma e 15¬-vjeçarit, disa prej shokëve që kanë qenë duke luajtur me të deri pak minuta para ngjarjes, kanë dhënë një version krejt tjetër në Polici.

Ata kanë deklaruar se Artan Bushi nuk mund të jetë hedhur qëllimisht nga kati i pestë i pallatit, por mund të ketë rrëshqitur kur po u ikte forcave të Policisë. Sipas tyre, ai u kishte treguar se kishte bërë një debat me të ëmën, për 500 lekë të rinj që kishte marrë në shtëpi pa lejen e saj dhe ajo e kishte denoncuar në Polici.

Për këtë arsye, në momentin që ka dalë nga vendi ku po luanin “Play Station”, ai ka parë disa punonjës Policie në rrugë dhe ka menduar se do e arrestonin pasi e kishte denoncuar e ëma. U ka thënë shokëve se do shkonte të fshihej që të mos e kapte Policia dhe është futur te pallati nga ku u hodh.
Shokët e tij kanë deklaruar se e kanë parë derisa është ngjitur në katin e dytë të pallatit, kur ka dalë në dritare duke parë poshtë, ndërsa më pas nuk e kanë parë më derisa ra nga lartësia.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb