TIRANË- Ka nisur në Pallatin e Kongreseve mbrëmja gala për 15-vjetorin e News24, televizioni i parë informativ në Shqipëri. 15 vite lodhje, vështirësi, sfida, lajme pafund por padyshim 15 vite histori suksesi.


Me rastin e transmetimit të parë të televizionit News24, një format deri atëherë i paparë në Shqipëri, në Pallatin e Kongreseve është organizuar një mbrëmje gala ku marrin pjesë rreth 1500 të ftuar, personalitete të shumta të njohura në vend, liderë e politikanë të shumtë por edhe figura që kanë kontribuuar në këtë televizion.

festa 4

Ndërkohë ka mbërritur kryetari i PD-së Lulzim Basha me bashkëshorten e tij Aurela Basha. Po ashtu në tapetin e kuq ka kaluar ish-Presidenti Rexhep Meidani me djalin, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, ish-ministrja Klajda Gjosha etj. Mikpritësit, familja Hysenbelli iu kanë uruar mirëseardhjen të ftuarëve, duke shkëmbyer mesazhe e urime në këtë ditë të veçantë për News24. Ndërkohë në studio, LIVE, gazetarët Edvin Parruca, Ola Bruko dhe Nisida Tufa përcjellin gjithçka ndodh tek shikuesit, duke ndarë me ta eksperiencat personale, që nga mbërritja në këtë televizion deri tek situatat e vështira dhe të bukura.

festa 5

Eventi do të hapet nga gazetarja e njohur Eni Vasili, drejtuesja e emisionit “Studio e Hapur” në News24.
Në orën 19:00 ka mbërritur në festë edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta.

meta

festa 3

festa 2

festa 1

festa

festa 8 (2)

festa 9

festa (1)

festa (2)

fesrta

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb