NGA MARIGLEN MERTIRI*

TIRANË- Pas sulmeve në Paris, Tirana ka rritur ndjeshëm masat e sigurisë. Institucionet qeveritare, rezidencat dhe selitë e ambasadave kanë marrë një vëmendje të shtuar për të evituar çdo kërcënim të mundshëm. Ndërsa agjentët civilë patrullojnë në zona të ndryshme të Tiranës për të përcjellë informacione në kohë reale dhe garantuar sigurinë publike.

Nën mbrojtjen e këtyre forcave janë edhe objektet shkollore dhe objektet publike ku dyndja e qytetarëve në orare të ndryshme mund të cilësohet një mundësi e mirë për akte terroriste. Ndërkohë që qytetarët nisur nga alarmet fals për bombë në disa zona prej disa ditësh duket se kane fituar imunitet duke neglizhuar hera herës edhe perimetrat e sigurisë të vendosur nga policia. Femrat kryesisht ndjejnë një lloj trysnie dhe frike ndërsa meshkujt janë më pak të frikësuar nga kjo atmosferë.

Shqipëria është kërcënuar publikisht nga anëtarë të shtetit të Kalifatit ISIS. Ndërkohë që prej kohësh disa shqiptarë i janë bashkuar luftimeve në Siri për idealizëm apo edhe për një shumë të caktuar parash më shumë në xhepat e tyre.

(m.k/BalkanWeb) 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb