Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Evin Salianji, është shprehur se qeveria në tetë vite nuk mbështeti fermerët që merren me blegtori dhe bujqësi.

Përmes një postimi në “Facebook”, Salianji thotë se qeveria aktuale nuk ka ofruar mbështetjen e saj për të rritur dhe krijuar femra të vogla.

Nga krahu tjetër, sipas tij, Partia Demokratike do t’i ofrojë 100 milionë euro në vit fermerëve e blegtorëve shqiptarë, si dhe do të vendosë zero taksë për këdo që punon tokën e tij.

 

Postimi i plotë i ish-deputetit:

Në çdo shtëpi ??
Qeveria jo vetëm nuk ndihmon por pengon!
Qeveria në 8 vite nuk mendoi asnjëherë seriozisht për blegtorët. Inisiativat e tyre ngelën gjithnjë të vogla sepse shteti nuk i dha kurrë mbështetje për tu rritur dhe për të krijuar ferma të vogla. PD do t’i jap 100 milionë euro në vit fermerëve dhe blegtorëve shqiptarë. Zero taksë për këdo që punon tokën e tij. Fermërët dhe blegtorët do të kenë mundësi të ndërtojnë ferma fitimprurëse. Të rinjtë duhet t’i rikthehen fshatit dhe për ta do të ketë grante për t’i dhënë mundësi!
Të bëhemi bashkë në 25 prill për të bërë ndryshimin!
SHQIPËRIA ?? FIT❤️N

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb