Personi për të cilin Shërbimi i Sigurisë Federale në Rusi, beson të ketë qenë mbrapa tentativës për të trafikuar afro 400 kilogramë kokainë nga Argjentina në Moskë, ka thënë se ka qenë viktimë e një situate të krijuar nga inteligjenca amerikane dhe policia argjentinase, kanë raportuar mediat ruse.

Pretendimet e bëra nga avokati i Andrei Kovalchuk janë një tjetër hap në rastin që përfshin 16 valixhe me kokainë të kualitetit të lartë, të cilat janë është gjetur në hapësirat e ambasadës ruse në Buenos Aires, shkruan rel.

Është vlerësuar se vlera e kokainës në valixhe të ketë qenë 60 milionë dollarë.
Ministrja e Sigurisë në Argjentinë, Patricia Bullrich, ka thënë javën e kaluar se 389 kilogramë me kokainë janë gjetur në valixhet që janë sekuestruar në dhjetor të vitit 2016.

Ajo e ka cilësuar këtë rast si, “një prej rasteve më komplekse të operacioneve të trafikimit të drogës me të cilat është përballur ndonjëherë Argjentina”.

Kokaina është zëvendësuar me miell dhe valixhet janë dërguar më 2017 në Rusi, me ç’rast janë arrestuar dy persona kur kanë shkuar të marrin dërgesën, ka thënë Bullrich.

Ajo i është referuar një personi vetëm me inicialen K, për të cilin ka thënë se akuzohet që ka blerë kokainën dhe e ka dërguar në ambasadë.

Avokati i Kovalchuk, Vladimir Zherebenkov, ka thënë se klienti i tij i ka lënë valixhet në ambasadë më 2016, në të cilat ka pasur kafe, alkool dhe disa çështje tjera, por jo kokainë.

Më 28 shkurt, mediat shtetërore ruse dhe ato të pavaruara, kanë cituar Zherbenkov, të ketë thënë se operacioni ka qenë një provokim i kryer nga shërbimet e inteligjencës amerikane dhe policia argjentinase në tentim për të diskredituar ambasadën ruse.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb