BEOGRAD- Disa qindra mbështetës të Partisë Radikale Serbe (SRS), janë mbledhur sot para ish-Shtabit të Përgjithshëm të Beogradit për të protestuar në 16 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO. Serbët e irrituar nuk kanë kursyer as flamujt, duke djegur në me radhë flamurin e NATO-s, Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës.

Turma e drejtuar nga udhëheqësi i radikalëve serbë i akuzuar nga Haga për krime të luftës, Vojislav Sheshel, tha se Serbia kurrë nuk duhet të bëhet anëtare e NATO-s apo Bashkimit Europian, edhe pse “regjimi tradhtar i kryeministrit Vuçiç është duke punuar për këtë”,

Protesta u mbajt pavarësisht se autoritetet e rendit refuzuan t’u japin leje.

Sulmi kundër regjimit kriminal të Millosheviqit në ish Jugosllavi kishte filluar më 24 mars të vitit 1999, dhe përfundoi më 10 qershor të këtij viti me miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: