Në pesë javë Partizani ende nuk ka gjetur fitoren e parë. Të kuqtë nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në “Air Albania” ndaj Kukësit. Një pikë që vlen pak për të besuarit e Ilir Dajës, teksa në fillim të sezonit ishin pretendentët kryesorë.

Pavarësisht rasteve të të dyja skuadrave, pjesa e parë përfundon në barazim pa gola. Portieri Hoxha shpëtoi portën e tij në fundin e këtij fraksioni, teksa duhet thënë se nuk kishte VAR në këtë ndeshje, për shkak të problemeve teknike.

Edhe pjesa e dytë është e luftuar. Partizani kalon i pari në vantazh në 65’. Cara dërgon në avantazh të kuqtë pas një harkimi nga e majta, portieri Tafas nuk ka asnjë shans ta presë. Të kuqtë marrin zemër dhe kërkojnë edhe golin e dytë.

Por është Kukësi që barazon në 70’. Feijao barazon shifrat me një supergol duke goditur saktë me kokë në një 11 metërsh në lëvizje. Vendoset baraspesha në “Air Albania”. Në fund të dyja skuadrat kërkojnë fitoren, por mbyllet në barazim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb