Për kryeredaktorin e “Gazetës Shqiptare” Erl Murati, qeveria Rama 3 është një vazhdimësi e qeverisë së mëparshme. I ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, Murati tha se edhe këtë  mandat prioritetet e qeverisë nuk ndryshojnë. Sipas tij nëse duam të shpëtojmë nga e keqja në këtë vend duhet të funksionojë drejtësia.

“Besoj se Rama 3 është qeveri e vazhdimësisë. Nuk ka ndonjë ndryshim madhor në krahasim me qeverinë Rama 2. Nuk duket të ketë ndryshim të prioriteteve. Jemi në një situatë që nëse dëgjojmë gjuhën e kryeministrit nuk e kemi prekur kulmin e krizës ekonomike dhe financiare në vend. Alarmi i dhënën nga Rama për krizën ende nuk është verifikuar. Nuk e di nëse kryeministrat e rajonit dinë diçka më tepër dhe mendojnë se kjo çështje mund të agravojë, por rritja e çmimeve në tërësi po verifikohet. Ka një ngërç që shpresoj të jetë momental.  Problemi është se sa të përgatitur jemi ne për t’u përballur me këto. Nëse ne do të shpëtojmë nga e keqja në këtë vend duhet të funksionojë drejtësia. Nuk mund të ketë alibi për dështimet e qeverisë. Nëse Edi Rama dhe PS e nxorri si alibi bashkëqeverisjen me LSI ai nuk mund ta bëjë këtë gjatë viteve ku kishte mazhorancë absolute në Kuvend. Rama ka pasur dhe ka pushtetin dhe mundësitë për implementimin e programit të tij. Qeveritë janë në detyrë për të sjellë zhvillim për qytetarët dhe menaxhimin e krizave. Shqiptarët dhe populli i beson kësaj qeverie duke parë që mori të njëjtat mandate si në 2017-ën. Nga pikëpamja strategjike nuk shikoj ndryshim.

Lidhur me kampin tjetër, atë opozitar Murati tha se se kandidimi i Berishës për kryetar të Partisë Demokratike është një lëvizje e zgjuar por koha është në favor të Bashës.

“Nuk ka një person politik brenda PD-së për të lidhur dy rrymat e krijuara aty. Është një lëvizje e zgjuar pasi nëse ai do të delegonte dikë tjetër besueshmëria e kësaj lëvizje do të ishte e paragjykuar. Kritikat që ka artikuluar Berisha kanë ngjitur tek anëtarsia pasi është për vitin e tretë në pushtet. Pavarësisht se ai e nisi folotoren për interesin e vet demokratët janë të pakënaqur. Ka ndodhur stuhia perfekte për Lulzim Bashën dhe kjo krizë do të jetë e gjatë. Berisha dhe mbështetësit e tij kanë arritur për ti marrë firmat por Basha nuk do ta njohë mbledhjen e tij. Është ende herët për të kuptuar se kush është ai që kontrollon bazën e Partisë Demokratike. Koha punon në favor të Bashës dhe nëse Berisha synon të marrë Partinë Demokratike ai duhet ta bëjë shpejt. Ndohsta Këshilli mund të mblidhet me 8 dhjetor, një datë simbolike, Berisha ka paralajmëruar edhe protësta. është një situatë e paqartë mes dy kampeve.

 

 (BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb