Pren Marashi, kryetar i Degës në Pejë të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK, ka kujtuar 17-vjetorin e masakrës në Rogovë të Hasit, ku ranë shumë ushtarë të UÇK-së, e nuk u kursyen as civilët e fshatit. Me këtë rast ai ka publikuar edhe videon e bërë menjëherë pas masakrës nga Associated Press. Ushtarë të vrarë, gjak e armë, është skena që rikthen në memorie egërsinë e luftës së pushtuesit serb në Kosovë.

“Plot 17 vite nga masakra që u be në Rogovë të Hasit ku ranë në pritë luftëtarët e UÇK-së. Ishin ditët dhe netët e 27,28 dhe 29 janarit të vitit 1999 në Rugovë të Hasit, kur Kosovës iu shtuan edhe 21 heronj, Dëshmorë të Kombit. Aty heroikisht dhanë jetën: Agim Zeneli, Luan Smajli, Agron e Sejdi Rama, Pren e Meme Lleshi, Agush Gjoci, Valon Gashi, Bahtjar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çeta, Kasim Shala, Hamdi Berisha, Gezim Ademi, Haxhi Lypjani, Gasper Karaçi, Ilir Merturi, Naim Gashi,Naim Dreshaj,Sahit Krasniqi dhe Vesel Avdyli. Kriminelët serbë nuk kursyen as civilët e këtij fshati”, ka shkruar Marashi.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb