Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi të enjten se qeveria do të dyfishojë sasinë e testeve të shpejta për COVID-19 që do t’u shpërndahen falas amerikanëve për t’i bërë në shtëpi, duke e çuar atë në 1 miliardë, si edhe sasinë falas të maskave më mbrojtëse N95.

Ai tha gjithashtu se administrata do të intensifikojë përpjekjet për për të ndihmuar vendin të përballojë rritjen e rasteve të koronavirusit.

Po ashtu duke filluar nga java e ardhshme, 1000 pjesëtarë të personelit mjekësor ushtarak do të fillojnë të dërgohen në gjithë vendin për të ndihmuar spitalet dhe klinikat e mbingarkuara, në kushtet e mugesave të personelit për shkak të variantit Omicron.

Presidenti Biden e vuri theksin tek nevoja për vaksinim në kushtet e përhapjes së shpejtë të rasteve, pasi megjithëse si të vaksinuarit, edhe të pavaksinuarit po infektohen, të dhënat mjekësore tregojnë se të vaksinuarit kanë shumë më pak gjasa të sëmuren rëndë ose të vdesin kur preken nga virusi.

Tashmë shumica e amerikanëve mund të marrin dozen e tretë të vaksinës.

Presidenti Biden foli nga Shtëpia e Bardhë ndërsa përpjekjet e administratës së tij po zhvendosen tek lehtësimi i problemeve të tjera të krijuara, përfshirë mungesat në furnizimeve dhe anulimet e fluturimeve, për shkak të infektimit të personelit.

Në kushtet e përhapjes së shpejtë, Agjencia e Ushqimit dhe Barnave, FDA po thotë se Omicroni do të infektojë “shumicën e njerëzve” dhe se vëmendja duhet të kthehet tek fakti që shërbimet kritike të vazhdojnë pa ndërprerje.

Përpjekjet për të siguruar maska më mbrojtëse ndërmerren ndërsa autoritetet amerikane po theksojnë nevojën e përdorimit të tyre./VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb