Pas përfundimit të reality show-t, Arbana dhe Edi janë nisur me pushime, për disa ditë relaksi drejt Maldiveve.

Në rrjete sociale nuk kanë munguar fotot e videon e shumta nga pushimet që na e kanë bërë zili të gjithëve, teksa Arbana na tregon vazhdimisht si e kalon ditën e saj atje me tre djemtë: Eduartin, Jonin dhe Diellin.

Megjithëse i ka treguar të gjithëve që është në pritje të ëmbël, moderatorja ka preferuar edhe kësaj here të mos ndajë në rrjete sociale poza me barkun rrumbullak që po i rritet dita ditës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Mirëpo, publiku ka qenë tepër i vëmendshëm të kapë çdo detaj dhe atë që donim të shihnim, e gjetëm në një postim të Eduartit në InstaStory.

Regjisori ka filmuar partneren e tij dhe sytë na shkuan tek barku shtatzënë i Arbanës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb