“E tmerrshme ajo që ka ndodhur”.

Kështu është shprehur për gazetarin Osman Stafa, deputeti i PD, Ervin Salianji.

Ai ka cilësuar kështu rezultatin e zgjedhjeve të pjesshme, ku nga 6 bashki që u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme Partia Demokratike nuk ka arritur të fitojë asnjë dhe në shumicat prej tyre është pozicionuar e treta në listë për nga numri i votave.

Mbledhja e grupit parlamentar është shtyrë përkohësisht, pasi pritet të mbahet seanca plenare, por pas përfundimit të seancës, pritet të diskutohet pikërisht mbi rezultatin në zgjedhje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: