Pushtuesit rusë kanë hedhur një bombë mbi Teatrin e Mariupol, ku fshiheshin të paktën 1 mijë qytetarë që kishin humbur shtëpitë e tyre.

Kjo është konfirmuar nga dëshmitarët okularë. Ata kanë thënë se qendra kulturore, ishte një vend i përcaktuar zyrtarisht si një vendstrehim për refugjatë dhe rusët sipas tyre, nuk kishin se ta dinin.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për momentin nuk dihet numri i të vdekurve dhe të plagosurve. Shumë banorë të Mariupolit u fshehën në teatër me fëmijë të vegjël.
Ky teatër ishte një strehë në të cilën banorët e Mariupolit të rrethuar shpëtuan nga granatimet e vazhdueshme.

“Nuk dihet sa njerëz vdiqën nën rrënoja. Tani ka beteja të ashpra. Askush nuk mund të shkojë në rrënoja, nuk e dimë nëse ka të shpëtuar. Dhe më e keqja është se nuk mund t’i nxjerrim nga rrënojat. Shumë banorë të Mariupolit u fshehën në teatër me fëmijë të vegjël”, thuhet në deklaratë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb