Numrat flasin qartë, ka një “mbret” në shtëpinë e “Zonjës së vjetër”, ai quhet C.Ronaldo. Kundër Atalanta në “Allianz Stadium”, CR7 realizoi një dopjetë duke shmangur humbjen e Juves, një dy golësh për të festuar vitin e tij të dytë me fanellën bardhezi. Pavarësisht se nuk bie shumë në sy, kjo për shkak edhe të sezonit jo nga më të mirët për Juven, në aspektin personal, 2020 është një vit shumë pozitiv për yllin portugez.

18 gola ka realizuar në total CR7 në këtë vit duke qenë golashënuesi më i mirë në 5 kampionat më të rëndësishme në Europë. Në total këtë sezon të Serie A, Ronaldo ka realizuar 28 gola në 28 ndeshje. 6 golat e fundit Ronaldo i ka realizuar nga pika e bardhë e penalltisë dhe një nga goditja e dënimit. Ky është një rendimet prej kampioni por sërish Ronaldo nuk po arrin të kap C.Immobile, me sulmuesin e Lazio që ka realizuar 29 gola, 11 prej tyre me penallti. Në sezonin e tij të dytë në Itali, portugezi kërkon të vendos një rekord në historinë e Juves, golashënuesi më i mirë në histori në një sezon, status që e mban Borel me 31 gola. Me shumë se sa gara më Immobile, gara e vërtetë për Ronaldon është ajo me R.Lewandowski për “Këpucën e Artë”, sulmuesi i Bayern Munich mbylli sezonin në Bundesligë në kuotën e 34 golave.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: