KABUL- Të paktën 18 persona kanë mbetur të vrarë dhe 18 të tjerë janë plagosur pas një sulmi me bombë gjatë një ceremonie mortore në Kabul.

Ngjarja ndodhi ditën e sotme në një varrezë, raporton Tv Tolo. Mediat e huaja shkruajnë se tre sulmet e njëpasnjëshme me bombë ndodhën gjatë ceremonisë së varrimit të djalit të senatorit, Alam Ezidyar, një prej pesë personave që humbën jetën dje gjatë një proteste kundër përkeqësimit të gjendjes së sigurisë në kryeqytetin afgan.

Sakaq, i pranishëm në ceremoni ishte dhe kryeministri i Afganistanit, Abdullah Abdullah, i cili është larguar me urgjencë nga shërbimi i sigurisë, ndërsa thuhet se nuk është plagosur. Sakaq, në protestën e së premtes pas një sulmi me bombë humbën jetën 90 persona në zonën ku ndodhen selitë diplomatike të shteteve të huaja.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: