Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas mbështetjes prej 180 mln që BE i akordoi Shqipërisë për të përballuar pandeminë e shkaktuar nga COVID-19.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se BE dëshmon çdo moment se solidariteti është guri i themelit të familjes së madhe europiane. Shqipëria mbetet e vendosur në realizimin e plotë të reformave që na bëjnë pjesë të kësaj familje

Sipas Ballës, beteja ndaj pandemisë nuk ka përfunduar, prandaj duhet të jemi sëbashku për të zbutur sadopak efektet ekonomike dhe sociale të shkaktuara nga COVID-19.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

?????Mirënjohje Bashkimit Europian për mbështetjen e dhënë prej 180 milion €, në vijim të bashkëveprimit për të limituar pasojat social-ekonomike të pandemisë COVID-19. Beteja ndaj pandemisë nuk ka përfunduar, prandaj duhet të jemi sëbashku për të zbutur sadopak efektet ekonomike dhe sociale të shkaktuara nga COVID-19.

BE dëshmon çdo moment se solidariteti është guri i themelit të familjes së madhe europiane. Shqipëria mbetet e vendosur në realizimin e plotë të reformave që na bëjnë pjesë të kësaj familje?

#sëbashkuMËtëFORTË ?? ???

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: