Empoli përmbysi 3-2 Napolin sot në drekë, në takimin e Serie A. Nga minuta e parë për vendasit ishte vetëm një shqiptar. Bëhet fjalë për Asllanin, i cili bëri një paraqitje me ulje-ngritje. Për këtë futbollist, nota e dhënë është 6.

“Asllani 6 – Në regji, luan me tempin e duhur dhe ka shumë për të treguar. Ai merr përgjegjësinë për çdo lojtar, duke filtuar disa topa në zonën e penalltisë së Napolit” – shkruhet në pëshkrimin e notës.

 

Capture
Capture

 

Nedim Bajrami u aktivizua në minutën e 67-të. Futbollisti shqiptar ndryshoi krejtësisht rrjedhën e lojës, me ekipin e tij që më pas përmbysi shifrat.

 

Ca3e
Ca3e

“Bajrami 7 – Dy lojë vendimtare, njëra më e bukur se tjetra. Në më pak se gjysmë ore ai bën shumë më tepër se ai që i zuri vendin. Ndrysho lojën” – ishte shkrimi për Bajramin.

Empoli do të presë pas pak ditësh Torinon në shtëpi.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb