Gianluigi Buffon vijon të jetë protagonist. 44 vjeçari shumë herë e kemi parë të rrembejë zemrat e tifozëve italianë, por këtë herë, duket se e ka djallosur.Portieri i njohur ka bërë një gafë sot, në humbjen 2-1 të Parmës së tij në Perugia.

Në minutën e shtatë, ish “gardiani” i Juves, nuk kontrollon dot mirë një top dhe në këtë rast përfiton Olivieri, që e ka të lehtë të shënojë me portën e boshatisur. Video është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe ka marrë shumë komente.

Buffon po luan sezonin e tij të parë te Parma, pas eksperiencave të paharrueshme te skuadra si PSG apo Juventus.

 

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: