NGA FATMIR POPJA*
Policia e Elbasanit për zhvillimin normal të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve “Partizani” të Shqipërisë dhe “Ferencvarosi” të Hungarisë, ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë.

Ndeshja do të zhvillohet më datë 13.07.2016 në orën 20:00, në Stadiumin “Elbasan Arena”.
Policia deklaron se prej orës18:00, të datës 13.07.2016, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit.

Nga Bulevardi “Kamber Sejdini”, në orën 18:00, nuk do të lejohet lëvizja dhe parkimi i mjeteve. Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 185 punonjës policie, nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Komisariatet vartëse të saj dhe FNSH-ja. Nuk do të lejohet marrja e fëmijëve të mitur pa u pajisur me biletë.

Të gjithë sportdashësit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete:
a) sende të forta,
b) shishe (të çfarëdolloj)
c) fishekzjarrë
d) monedha apo metale (të çfarëdolloj)
e) çelësa të ndryshëm

Në të kundërt nuk do të lejohen të futen në stadium. Në hyrje të stadiumit do të kontrollohen të gjithë sportdashësit. Drejtoria Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të minimizojnë më datë 13 korrik lëvizjen e tyre me automjet brenda qytetit të Elbasanit, çka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti.

Partizani do të ndeshet me Ferencvarosin pas dënimit të kampionit të Shqipërisë Skënderbeut, të cilët u pezulluan për një vit nga eventet futbollistike ndërkombëtare për shkak të trukimeve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: