Ambasadori i Rusisë në Poloni, është sulmuar me bojë të kuqe nga protestuesit teksa nderonte ushtarët e Bashkimit Sovjetik të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Turmat bërtisnin ‘fashistë’ ndaj Sergej Andrejevit teksa të shumtë në numër e rrethonin atë. Kjo vjen pas 10 javësh lufte brutale në Ukrainë.

Shumë prej tyre mbanin flamuj të Ukrainës për të treguar mbështetjen e tyre për vendin e shkatërruar nga lufta. Ndërkohë për këtë ditë të rëndësishme presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky paralajmëroi se “e keqja ka rilindur 77 vjet pasi nazistët u mundën në Evropë”.
Më 9 maj, rusët shënojnë Ditën e Fitores, apo ditën e fitores së Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Gjatë ditës së sotme, presidenti rus Vladimir Putin ka mbajtur fjalimin e tij në Sheshin e Kuq të Moskës. Në përmbledhje të asaj që ai tha, Putini pretendoi se operacioni ushtarak në Ukrainë ishte i detyrueshëm dhe akuzoi NATO-n se e ka kërcënuar duke u shtirë shumë pranë kufijve të saj.

https://twitter.com/i/status/1523606997496594432

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb