Në kuadër të mbështetjes së futbollit të femrave, që është një nga prioritetet kryesore të Federatës Shqiptare të Futbollit, institucioni i futbollit në vend ka ndërmarrë nismën e veçantë për 11 kapitenet e ekipeve të kampionatit të femrave.

Futbollistet shqiptare që aktivizohen në kampionatin shqiptar do të jenë të pranishme në stadiumin e Torinos për të ndjekur nga afër finalen e UEFA Women’s Champions League për vitin 2022, mes Barcelonës dhe Lionit. Delegacioni i vajzave që do të mbërrijë ditën e ndeshjes në stadium do të shoqërohet nga Përgjegjësi i Sektorit të Futbollit të Femrave në FSHF, Florian Riza.

Kjo është një tjetër nismë që Federata Shqiptare e Futbollit ndërmerr për t’i dhënë të gjithë vëmendjen dhe mbështetjen e duhur vajzave që luajnë futboll në vendin tonë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb