Deputetja demokrate Jorida Tabaku, ka ngritur shqetësimin në lidhje me vështirësitë ekonomike me të cilat përballen sot familjet shqiptare.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Tabaku ka akuzuar qeverinë se nuk është duke bërë çfarë është nevojshme, por se përpiqet të bëjë çfarë nevojitet vetëm në dobi të oligarkisë.

“Koha të ndryshojmë!

Familjet shqiptare janë përballë krizës më të rëndë financiare dhe me gjasë edhe ekonomike të këtyre 20 viteve.
Xhepi dhe të ardhurat e shqiptarëve po përballen me një situatë stagflacioniste;
Rënie ekonomike dhe rritje të çmimeve, ndërsa rrogat e tyre kanë mbetur në vend-numëro.

Çdo muaj shqiptarët paguajnë më shumë si pasojë e inflacionit dhe paguajnë edhe më shumë si pasojë e taksave.

Me gjithë këto kriza që po godasin xhepin e qytetarëve, që po varfërojnë ato përditë e më shumë.

Po dërgojnë në emigrim gjithnjë e më shumë shqiptarë halli i qeveisë është diku gjetkë.
Mazhoranca dhe padyshim qeveria mendojnë çdo ditë se si taksat e shqiptarëve t’i çojnë tek PPP-të që janë sot sa 50% e PBB-së.

Janë 90 mijë euro në ditë që shkojnë në aferën e inceneratorëve ndërsa qeveria po përgatitet të taksojë profesionistët me taksën progresive.

FMN këshillon që qeveria të ndryshojë politikën fiskale ndërsa qeveria lobon dhe lufton për amnistinë fiskale që t’i falë grupeve kriminale paratë e pista të drogës.

FMN i kërkon qeverisë të jetë e përgjegjshme në shpenzime dhe të punojë për rregulla që ofrojnë një ekonomi në shërbim të qytetarëve kurse qeveria mendoon si të promovojë ekonominë e drogës. Si? Duke sponsorizuar ligje në favor të grupeve kriminale.

Bizneset kërkojnë konkurrencë dhe ekonomi të lirë ndërsa qeveria shpenzon energjitë e saj dhe të kuvendit për projektligje me emra biznesesh specifikë në kurriz të koonkurencës dhe sipërmarrjes.

Bota është në krizë, ekonomia është në zgrip dhe shqiptarët përballë një situate falimenti ndërsa qeveria vazhdon të mendojë për hallet e saj dhe oligarkisë”, ka shkruar ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb