Ka mjaftuar një penallti e akorduar në minutën e 86-të që sfida ndërmjet Galatasaray dhe Trabzonsport të skuqej. Arbitri akordoi 11-metërsh për Galltasarajin, ndërkohë që Cavanda u ndëshkua me kartonin e kuq, i treti për Trabzonsporin. Në këtë moment Dursun humbi krejtësisht qetësinë dhe vendosi të ndëshkojë arbitrin me karton të kuq, pasi përfitoi nga momenti kur kartoni i ra në tokë. Arbitri nuk e priti aspak mirë këtë gjest ironik të lojtarit duke e ndëshkuar edhe atë me karton të kuq.

Selxhuk Inan pas 5 minutash ndërprerjeje të lojës shënoi duke i dhënë Galatasaray-it 3 pikët, ndërsa Trabzonspori e la fushën me 7 futbollistë.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb