Këtë të premte, kompania ajrore WizzAir ka ulur avionët e saj në aeroportin ndërkombëtar “Flatrat e Veriut” në Kukës. Pas testimeve të suksesshme, kjo kompani është e gatshme që të ofrojë 2 udhëtime në jave në vende si Austria, Gjermania dhe Zvicra.

Çmimi i biletave ishte me të vërtetë një risi. Kryeministri Rama ka thënë se nga Kukësi, në Gjermani, Zvicër apo Austri do të mund të udhëtohet me 19 euro. Kjo shifër është parë me skepticizëm nga qytetarët.

Në hapësirën e komenteve në rrjete sociale, ata kanë thënë se me të vërtetë mund të jetë 19 euro bileta, por 100 të tjera kërkohen për bagazhet. Komentit të këtij qytetari, i është përgjigjur kryeministri Rama, i cili me batutë i propozon qytetarit një bast.

  • foto galeri

Qytetari: 19 euro bileta 100 bagazhi kompania me e keqe qe egziston

Rama: Vjosi Cena po mire dakord, futu ne faqen e Ëizzair, merre nje bilete per ku te duash dhe po qe se eshte 20 Euro e lart une do te ta marr me dyfishin e cmimit qe do paguash, perndryshe ti do ta publikosh ketu me nje kerkese ndjese dhe pastaj falja ndonje miku nga Kukesi a nga Kosova, sepse nuk te takon ta perdoresh Ta mban?
Një tjetër qytetar, thotë se Rama do e bëjë Shqiëprinë më mirë se Amerika, por kjo vetëm në letra, pasi komentuesi pretendon se një biletë në këtë kompani kushton 200 euro. Nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur përgjigja e kryeministrit. Ai i dërgon një fotot qytetarit, ku tregohet një datë udhëtimi që i përket 4 qershorit 2022. Në atë datë, kjo kompani ofron udhëtime për në Gjermani me shifrën 19 euro.

Qytetari: Ky do boje Shqiperin me mir se Amerika ne letra Thuj Edit mis jua bo 200 euro bileten se na e thena ne te ber esh ne mes 1 det i ter klb!

Reagimi i kryeministrit:

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb