Shko në orar. Mos u zini në udhëtime. Dhe thjesht duaje partnerin pa kushte.

1. Veprimet e ëmbla nuk bëhen më pak të ëmbla nëse bëhen të zakonshme. Pyete partnerin si ka kaluar, në fund të ditës, edhe nëse je ndjerë sikur askush nuk ka dashur t’ia dijë për ty, nëse partneri të pyet për detaje, do e kuptosh që partneri do t’ia dijë për çdo gjë.

2. Disa zënka janë thjesht zënka. T’i mund të jesh çmendurisht e dashuruar me dikë dhe përsëri të jesh shumë e inatosur me të. Sherret nuk paralajmërojnë fundin. Çiftet që rrinë bashkë zgjedhin marrëdhënien në vend të konfliktit.

3. Prano që marrëdhëniet kanë edhe detyrime. Ti mund të mos duash të bësh çdo gjë që partneri të kërkon, të shkosh në festat e punës, të shohësh koncertin e grupit që ka qejf ai, apo qoftë edhe një shëtitje, por t’i e di që ai është i lumtur kur të ka pranë dhe për këtë ia vlen t’i bësh ato.

4. Tregohu e sinqertë me të sepse në ndonjë event edhe mund të mos shkoje. Jo për çdo gjë jeni të detyruar.

5. Blerjet e vogla surprizë kanë shumë vlerë për partnerin tënd.

6. Mos bëj takime në grup ose me disa çifte nëse çiftet nuk janë të gjithë miq. Nuk ka asgjë të keqe të mos keni të njëjtët miq. Mund të vazhdoni të dilni me miqtë tuaj, edhe nëse të gjithë jeni në një marrëdhënie. Djemtë nuk kanë pse të bëhen shokë vetëm sepse ju jeni shoqe dhe jo çdo bisedë është bisedë grupi.

7. Jepi puthjen e përshëndetjes kur vjen në shtëpi para çdo gjëje tjetër. Puthe për t’i thënë mirupafshim. Është shumë bukur kur ai të përcjell te dera. Dhe kur ju putheni në mbrëmje kur ktheheni nga puna tregon që keni rëndësi për njëri-tjetrin më shumë sesa çdo shqetësim i kaluar.

8. Ndonjëherë duhet t’u thuash jo ftesave, për të kaluar kohë me njëri-tjetrin. Jeta bëhet shumë e ngarkuar me kalimin e kohës. Është shumë bukur të përdorni kohën e lirë për të qëndruar bashkë.

9. Trajtoje familjen e tij si tënden. Atyre u pëlqen ta dinë që t’i i mendon si familjen tënde dhe partnerit do i pëlqejë që t’i i trajton si familjen tënde. Telefonoji vazhdimisht. Takoji kur partneri nuk është.

10. Më shumë “Të dua” janë më mirë sesa më pak. Dy fjalë që vlejnë gjithmonë. Asnjëherë nuk është shumë.

11. Tregohu e sjellshme kur partneri është i sëmurë. Kjo mund të jetë të anulosh planet e t’i gatuash një supë. Mund të jetë që të shkosh në farmaci për një ilaç për kollën. Mos u anko. Askush nuk sëmuret me dashje dhe nëse rolet do përmbyseshin, ai do kujdesej për ty.

12. Mos bëj shakara pa kripë për të në sy të të tjerëve. Trego respekt dhe mendo çfarë do donte ai të ndante me grupin. Është partneri yt, jo lodra jote.

13. Shko në orar. Shumë zënka të kota mund të shmangen duke mos shkuar vonë. Nis të grimohesh 20 minuta para sesa koha që ke menduar. Ka shumë mundësi që t’i, partneri ose dikush që do takoni në festë, të jenë të fiksuar pas korrektësisë në orar, prandaj shko në kohë nëse ke thënë që do jesh që mos dukesh e pasjellshme.

14. Nëse dikush flet fjalë të këqija për partnerin, mbroje. Edhe nëse je shumë e sjellshme për të kundërshtuar njerëzit, duhet të bësh ndonjë përjashtim. Ju duhet të bëheni mbështetësit kryesorë të njëri- tjetrit.

15. Informojeni njëri-tjetrin për planet vetjake. Do dalësh me shoqet pas pune? Shumë mirë, kalofsh bukur! Thuaja atij më parë, që 1: Të mos shqetësohet dhe 2: Ta dijë që nuk do jesh që të bëjë planet e tij. Nuk po i kërkon leje, thjesht je e përgjegjshme sepse dhe t’i vetë do doje të dije që partneri është gjallë dhe mirë.

16. Përgjigju telefonatave, mesazheve, etj. Mos mendo variantin ulje volumi kur të merr i dashuri, shkruan revista “Class”. Nëse ai dëshiron të flasë, për çfarëdo lloj arsye, duhet të jetë një përparësi.

17. Mos u zini kur udhëtoni. Hoteli luksoz që keni rezervuar nuk është luksoz fare. Ose ai ka harruar të fusë peshqirët që tha. T’i mund të nxehesh dhe ju të bëheni ai çifti që u grind në aeroport, ose mund të mendosh që do keni një histori apo ca shaka për të treguar në të ardhmen.

18. Ji spontane. Bëj një rezervim darke për dy persona në çastin e fundit. Ose thjesht shkoni në restorantin e preferuar dhe sikur mos të ketë tavolina, porosisni diçka në bar. Bëni seks në mëngjes. Bëji surprizë bileta koncerti. Kjo do e mbajë lart pasionin e marrëdhënies tuaj.

19. Duajeni njëri-tjetrin pa kushte. Ndonjëherë është kaq e thjeshtë.

(b.e/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: