Jann Karamoah, futbollisti i talentuar i Interit, i ka dhënë fund ecurisë negative të ekipit pasi shënoi golin e fitores kundër Bologna-s sot në “Seria A”.

19-vjeçari francez sigloi shifrat përfundimtare të takimit duke shënuar në minutën e 63-t golin e dytë për zikaltërit, pasi më parë shifrat ishin mbërthyer në 1-1.

Inter zhbllokoi shumë shpejt rezultatin me Eder që në minutën e 2-t, por më pas ish-futbollisti zikaltër, Rodrigo Palacio, riktheu baraspeshën dhe njëkohësisht fantazmat për zikaltërit.

Pas këtij episodi vërshëllima të shumta të tifozëve ndaj lojtarëve të tyre, por një ‘magji’ e Karamoah riktheu qetësinë në “Meazza”. Inter merr 3 pikët pas 8 ndeshjesh pa fitore, e fundit më 3 dhjetor kundër Cheivo-s në 2017.

Duhet theksuar se Bologna e mbylli takimin me 9-t lojtarë pas të kuqit të Mbaye në minutën e 68-t dhe Masina-s në 95-n. Ndërkohë për shkak të ndërprerjeve ndeshja zgjati deri në minutën e 98-t duke bërë me zemër zikaltërit.

Me këtë fitore Inter ngjitet në vendin e 3-t në renditje, me 48-t pikë, 2 më shumë se Lazio e vendit të katërt.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb