Edicioni i tretë i Festivalit “Nona”, festa e gjysheve shqiptare u mbajt ne Përmet. Qindra e mijëra vizitorë vendas e të huaj kaluan tre ditë mes gjysheve të ardhura nga vise të ndryshme të Shqipërisë e Kosovës.

Në panairin e prodhimeve të gjysheve të pranishmit provuan, testuan e degustuan gatimet tradicionale, ku patën rastin të blejnë edhe punët artistike nga duart e gjysheve.

Organizata “Albania s’ka problem” dhe Bashkia Përmet si organizatore e këtij eventi, sollën në vëmendje të publikut kontribute të brezit të tretë dhe trashëgiminë që ruhet e vazhdon brez pas brezi.

Gjatë tre ditëve të festës performuan edhe artistët e njohur të sazeve të Përmetit, këngëtarët Myrafete Laze, Fifi, Kozma Dushi, Devis Xherahu dhe Vaskë Curri.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: