TIRANË- Dy alarme për bombë pranë shkollave në kryeqytet kanë ngritur ne kembe policinë dhe trondien opinionin publik. Pas një alarmi që rezultoi fals tek shkolla 9-vjecare në Kombinat, ‘Musine Kokalari’ një tjetër alarm fals për bombë u dha tek gjimnazi ‘Petro Nini Luarasi”.

Një cantë e dyshimtë u pikas rreth orës 11:20 minuta tek muri i shkollës ‘Petro Nini Luarasi” ndërsa efektivët e policisë në vendngjarje kryen veprimet procedurale. Forcat xheniere konstatuan se ne cante nuk kishte asnje lloj eksolozivi.
Pas hapjes u gjet dhe një shënim me mbishkrimin “bomb për shtetin”. Canta i përket një nxënësi të vitit të parë të këtij gjimnazi.
Policia është vënë në kërkim të gjimnazistit që ka lënë cantën tek murin i shkollës.

Një tjetër alarm fals për bombë u regjistrur mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Mësohet se një pako e dyshimtë e lidhur me një celular është gjetur rreth ores 10:10 minuta pranë shkollës “Musine Kokalari” në Kombinat, duke ngjallur panik në zonë.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka rrethuar perimetrin e sigurisë. Ndërsa u deshën disa orë që njësia antieksplozivë të kryejë shpërthimin nga i cili rezultoi se brenda kutisë nuk kishte lëndë eksplozive.

Gazetari Spartak Koka, i cili përcolli edhe fotot nga vendngjarja bën me dije se të shqetësua më shumë se të gjithë ishin prindërit e fëmijëve të shkollës 9-vjeçare ‘Musine Kokalari”, të cilët përdorën hyrjen e pasme të shkollës për të marrë fëjët e tyre.

Ky është rasti i gjashtë i një alarmi fals për bombë brenda këtij muaji. Policia ka mundur të arrestojë vetëm një person, për rastin e alarmit tek parku ‘Rinia’, ku u gjet një çantë e dyshimtë me mbishkrimin ‘Mos prek”.

Blutë e Tiranës bëjnë me dije se këto janë raste të shkaktuara qëllimisht për të përhapur panik.

(d.b/ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: