Ministrja e Arsimit, Besa Shahini e ka cilësuar 2 korrikun e 1990 si një datë historike për kombin shqiptar, pasi si në Kosovë dhe në Shqipëri filloi liria.

Në Tiranë, thotë Shahini para 30 vitesh u thye frika dhe nisi beteja për liri kundër diktaturës, kurse në Prishtinë përmes deklaratës kushtetuese në Kuvend, u mboll fara e shkëputjes nga Serbia.

Shahini shton se pa sakrificë nuk ka fitore dhe pa betejë nuk ka liri, duke shënjuar një datë për nisjen e lirisë të dy shteteve të kombit shqiptar.

 

STATUSI NGA BESA SHAHINI

2 korriku i shqiptarëve!

Para 30 vitesh, në Tiranë u thye frika dhe u artikulua gatishmëria për betejën për liri kundër diktaturës në Shqipëri.

Ndërkohë në Prishtinë, u shpall Deklarata Kushtetuese nga delegatët e Kuvendit të Kosovës, që mbolli farën e shkëputjes nga Serbia dhe themelimit të Republikës që e gëzojmë sot.

Pa sakrificë nuk ka fitore dhe pa betejë nuk ka liri!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb