Gazetari Alfred Lela i ftuar në emisionin ‘Real Story’ të Sokol Ballës në News 24 ka thënë se Meta po bën një lëvizje politike nën mantelin e postit të Presidentit.

Sipas Lelës, Meta ndodhet në kontradiktë dhe kërkon që ai të heqë mantelin e Presidentit dhe të dalë si politikan ku mund të bëjë çtë dojë.
Po ashtu Lela tha se s’mund të shkojë në një manifestim të thirrur nga një person i cili ndodhet ndër ata që kanë krijuar pamundësinë e zgjedhjes në Shqipëri pasi janë prej kohësh në krye të politikës edhe pse në pozicione të ndryshme.

”Ilir Meta, Edi Rama, Lulzim Basha janë çuditërisht, të ndalem tek Meta se Berisha nuk është më në këtë mes, Ilir Meta është në të katërtën fazë të tranzicionit politik në 4 pozicione të ndryshme.
Pse jemi të detyruar që të kemi vetëm këta njerëz, dhe pse në 2 mars me gjithë atë shenjtërinë e tij duhet që ta thërrasë Ilir Meta. Pse duhet t’i kemi këta persona që i ngjajnë më shumë Moisi Golemit apo Ballaban Pasha dhe jo Gjergj Kastriotit. Jam në atë pamundësinë e zgjedhjes, se s’mund të shkoj aty, është lëvizje politike e Ilir Metës dhe kontradikta e tij është që është President dhe duhet të heqë atë mantel dhe të dalë si politikan.”- tha Lela.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb