Doktorët ishin gati t’ia fiknin aparatet që e mbanin gjallë derisa vogëlushja 1-vjeçare e quajtur Marwa, hapi sytë për t’u treguar se ishte akoma gjallë.

Vogëlushja ka qenë në koma që në muajin shtator, pasi luftoi me një virus i cili mund t’i merrte jetën.

Mjekët donin që t’ia fiknin aparaturat pasi ishin të shqetësuar që edhe nëse ajo zgjohej, do kishte probleme të ndryshme shëndetësore.

Megjithatë, prindërit e saj nuk ishin gati të dorëzoheshin dhe e çuan çështjen deri në gjykatë, për ta mbajtur gjallë sa më shumë që të ishte e mundur.

Pasi iu dha 2 muaj kohë shtesë, Marwa u zgjua për t’i lënë përgjysmë të gjitha spekulimet.

3-225

Në videon e postuar në Facebook nga babai i saj, tregohet momenti kur e vogla hap sytë dhe u dëshmon doktorëve se e kishin gabim.

Sipas Daily Mirror, prindërit e saj me origjinë nga Algjeria, kishin nisur një peticion për të sfiduar doktorët në gjykatë.

“Jo pa Marwan time”, titullohej fushata e cila pati më shumë se 114,000 nënshkrime.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb