Me Kupën e Botës, Lionel Messi mori kënaqësinë më të madhe të karrierës së tij. Një karrierë në të cilën kampioni argjentinas ka fituar deri tani 42 tituj, duke përjashtuar ata individualë dhe që me të drejtë e vendos në Olimpin e më të mëdhenjve të sportit.

Tani ka vetëm një synim tjetër për t’u arritur: të bëhet futbollisti më i suksesshëm në histori. Messi aktualisht është në vendin e dytë, vetëm dy trofe pas Dani Alves me 44 kupa. Ëndrra e madhe e Messit është të shënojë një tregolësh historik dhe t’i japë Paris Saint-Germain Champions League e parë, duke arritur Cristiano Ronaldon me pesë fitore në Champions League.

Messi ka edhe objektiva të tjerë, të arrijë Ronaldon si shënuesi më i mirë në Champions dhe goleadori më i mirë i të gjitha kohërave. Aktualisht Messi ka 129 gola në Champions në 161 ndeshje, ndërsa Ronaldo 140 gola në 183 takime. Nëse portugezi nuk arrin të gjejë një ekip që merr pjesë në Champions, argjentinasi ka shansin t’i afrohet.

Ndërsa për objektivin e dytë, atë të goleadorit më të mirë në historinë e futbollit. Ronaldo ka shënuar 804 gola në 1106 ndeshje, ndërsa Messi ka 759 gola në 957 takime. Kapiteni argjentinas ka mesataren më të mirë, shto faktin që është dy vjet e gjysmë më i vogël. Gjithçka do të varet nga jetëgjatësia e të luajturit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb