Nëse keni harruar se si qepet një çorape, se si lexohet harta apo se si ndizet zjarri, nuk jeni më të vetmit. Një studim i ri ka zbuluar 20 aftësitë tradicionale, që po zhduken si pasojë e zhvillimit të teknologjisë.“Ordance Survey” ka anketuar 2 mijë vetë dhe ka bërë një listë me punët që po zhduken, sepse interesimi për atë që ofron teknologjia është shumë më i madh.
Sipas studimit, këto janë aftësitë që janë duke u zhdukur:
1. Leximi i hartës
2. Përdorimi i busullës
3. Lidhja e nyjës
4. Arnimi i çorapes
5. Kërkimi në libra përmes indeksit të emrave, në vend të “Google”
6. Shkrimi i saktë i shkronjave
7. Kuptimi i njësive të vjetra të matjes së peshës, si paund dhe ons
8. Shqiptimi dhe gramatika
9. Konvertimi i paundëve dhe onsëve në gramë e kilogramë
10. Ndezja e zjarrit nga asgjëja
11. Shkrimi me dorë
12. Kuptimi i njësive të vjetra të matjes së gjatësisë, si këmbë (feet) apo inçi
13. Thurja me kërrabëza
14. Mbajtja në mend e numrit të telefonit, të shokut apo të afërmit
15. Mbajtja në mend e numrit të partnerit
16. Njohja e llojeve të drunjve, luleve apo insekteve
17. Daktilografia
18. Bërja e bukës
19. Qepja e pantallonave
20. Lidhja e prizës

E ndërkohë dhjetë aftësitë që konsiderohen të domosdoshme janë:
1. Kërkimi në internet
2. Lidhja në ËiFi
3. Përdorimi i telefonit të zgjuar
4. Shfrytëzimi online i mundësive bankare
5. Të dish për sistemin e privatësisë në online
6. Të kërkosh dhe aplikosh online për punë
7. Të dish të ndalësh ujin në pikën kryesore të furnizimit
8. Përdorimi i navigatorit
9. Instalimi dhe ngritja (update) e programeve në kompjuter
10. Të punosh me tablet
(er.nu/tg/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb