“Vrasësi i Bulqizës ishte denoncuar 20 herë si kriminel në narkopolici!”. Kështu shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në faqen e tij të ‘Facebook’ teksa ka publikuar një denoncim të qytetarit dixhital lidhur me krimin në Bulqizë. Kujtojmë se 22-vjeçari Fatjon Keta vrau me thikë shokun e tij Arlind Pasha, 21 vjeç.

Qytetari dixhital i shkruan Berishës së Keta ishte denoncuar nga vet prindërit, pasi ushtronte dhunë ndaj saj, madje edhe ka plagosur me thikë dy persona. Por pavarësisht këtij fakti thotë denoncuesi, (fqinj i viktimës), policia e ka lënë të lirë.

DENONCIMI TEK BERISHA

“Vrasesi i Bulqizes ishte denoncuar 20 here si kriminel ne narkopolici!”

Ajo nuk çante koken!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Jam nje qytetar nga bulqiza autorin e vrasje qe ndodhi para 1 ore ne bulqize e kam komshi ai ka pas mbi 20 denoncime ne polici ka rahur baben nane motren e ka plagos me thikë dy herë edhe asnjerë nuk e kanë fut ne burg e kanë len te lir me i mare jeten nje te pafajshim ne lule te rinis.anonim te lutem
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb