Ashtu si SHBA, edhe BE po vëzhgon nga afër procesin zgjedhor në gjashtë bashkitë e vendit, në çdo qendër votimi.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasadori i BE, Luigi Soreca, thekson se “Skuadra Evropiane ndodhet në terren me 20 grupe që monitorojnë procesin zgjedhor në qendrat e votimit.

“Dita e zgjedhjeve ? në Shqipëri ??. #SkuadraEvropa ?? në terren në Shkodër dhe në 5 bashkitë e tjera, me 20 grupe që monitorojnë procesin zgjedhor në qendrat e votimit. Kjo është një ditë e rëndësishme për qytetarët shqiptarë, që po ushtrojnë të drejtën e votës. Është radha juaj që ta bëni zërin tuaj të dëgjohet duke votuar. Qendrat e votimit do të qëndrojnë të hapura deri në 19:00. #VOTO BE-ja qëndron krah shqiptarëve në ditën e zgjedhjeve”, thekson ambasadori i Soreca.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb