Rinovimi i kontratës me Paulo Dybala po rezulton më I vështirë nga sa e kishin parashikuar te Juventus. Shkak janë pretendimet financiare të sulmuesit argjentinas që kërkon afërsisht 20 milion euro në sezon për të vendosur firmën në kontratën e re.

Dybala Real Madrid 1hdpmp2v8viz31dprff3g6ello
Dybala Real Madrid 1hdpmp2v8viz31dprff3g6ello

Kjo shifër cilësohet si e ekzagjeruar nga drejtuesit juventinë, të cilët po marrin në konsideratë shitjen e tij. Për momentin, blerësi I vetëm I mundshëm duket Real Madrid. Kampionët spanjollë kanë shfaqur edhe më parë interes për Dybala, ndërsa mund të fusin në tratativa Isco.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb