Kryeministri etiopian Abiy Ahmed dhe presidenti i Eritreas Isaias Afëerki ndodhen në Jeddah të Arabia Saudite, për të nënshkruar një marrëveshje historike paqësore midis dy vendeve. Takimi ‘kokë më kokë’ mes dy liderëve pritet të sjellë një hap pozitiv mes këtyre vendeve.

Mediat e huaja raportojnë se dy udhëheqësit u mirëpritën në aeroportin ndërkombëtar ‘Re Abdulaziz’ nën masa të larta sigurie.

Marrëveshja, e cila i jep kështu fund 20 viteve luftë, parashikon hapjen e ambasadave në kryeqytetet e tyre përkatëse, rivendosjen e lidhjeve dhe përdorimin e porteve si nga Eritrea dhe nga Etiopia.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: